Barcelona është në telashe të mëdha. Me sa duket UEFA nuk ka pranuar justifikimet e katalanasve për çështjen Negreira dhe situatën financiare, pasi inspektorët e saj kërkojnë përjashtimin e klubit nga Liga e Kampioneve në këtë edicion.

Spanjollja “ABC” raporton se Zhan Samuel Leuba dhe Mirjam Koler Trunz, dy inspektorët e caktuar nga Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s më 23 mars, janë të mendimit që katalanasit duhen sanksionuar me një vit pa pjesëmarrje në Europë. Sipas tyre, klubi ka “shkelur limitet ligjore të organizmit europian” me sjelljen e tij kundrejt drejtuesve të gjyqtarëve në Spanjë.

Bëhet e ditur se inspektorja zvicerane kishte theksuar ndër të tjera në raportin e saj se shihen indicie të “aktivitetit me qëllim organizmin apo influencimin e rezultateve të ndeshjeve”.

Tani fjala i shkon UEFA-s e cila mund të vendosë përjashtimin e Barcelonës, apo të presë përfundimin e çështjes gjyqësore në Spanjë para se të thotë fjalën e vet. Mendohet se do të jetë vetë Çeferin ai që do të hapë apo jo dritën e gjelbër për ndëshkimin e katalanasve, me të cilët në fakt ka llogari të hapura që me periudhën e Superligës.