Sot, Tirana do të luajë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Si bardheblutë, ashtu edhe shkodranët do të hyjnë në fushë për rezultat pozitiv.

Trajner i Tiranës, Jul Ahmataj ka një organikë të ngjeshur dhe me interes pritet të shihet se si do të rreshtohen bardheblutë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Nga ana tjetër, për shkodranët do të jetë në fushë braziliani Hygor që ka shkëlqyer me kuqeblutë.

Ende s’është bërë zyrtare 11-shja titullare, por gjasat janë që bardheblutë të zbresin në fushë me këtë formacion: Lika, Vangjeli – Osmani – Imami -Ismajlgeci, Ccelhaka, Batha – Kobina, Halili – Kale, Ngo.

Ndërsa shkodranët priten të përgjigjen me këtë 11-she: Sherri, Shehi – Malota – Marku – Gurishta – Godfrej, Krymi – Hygor – Ramadani, Lika – Shtubina. Kujtojmë që kjo ndeshje është programuar të zhvillohet në orën 18:00, pa praninë e spektatorëve./newsport/