Tirana mposhti me rezultatin 2-0 Flamurtarin në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Kategorisë Superiore, teksa tashmë do t’i mjaftojnë 3 pikë në 2 sfidat e mbetura për t’u shpallur zyrtarisht kampion.
Madje, ata mund ta sigurojne titullin qe neser nese Vllaznia mund Kukesin dhe diferenca prej shtate pikesh me te do te ishte mese e mjaftueshme per te siguruar titullin dy jave para fundit te kampionatit. Per kete arsye, bardheblute neser do te jene me “sy e veshe” ne Shkoder.
Ne ndeshjen e sotme ndaj Flamurtarit, ishin 2 talentet e akademisë bardheblu Muçi dhe Ismajlgeci, autorët e golave në triumfin e sotëm, që i dhuruan fitoren 24 herë kampionëve të vendit. Vlen të theksohet paraqitja dinjitoze e Flamurtarit, pavarësisht se ka rënë prej kohësh nga kategoria.
FT: TIRANA-FLAMURTARI 2-0
Muçi 21′, Ismajlgeci 67′