HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana në Shkodër për 'hakmarrje', Vllaznia për t’i treguar 'targën' kundërshtarëve

Tirana në Shkodër për ‘hakmarrje’, Vllaznia për t’i treguar ‘targën’ kundërshtarëve

Tirana do të luajë të shtunën në transfertë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Bardheblutë vijnë në këtë takim pas humbjes 1-0 kundër Teutës, ndërsa shkodranët pas barazimit 1-1 në transfertën e Korçës.

Në të dy kampet janë të uritur për pikë. Kampionët duhet të marrin 3 pikë për t’iu afruar zonës së Europës, ndërsa kuqeblutë për të vijuar të qetë rrugëtimin në krye të tabelës së klasifikimit.

Kujtojmë që në fazën e parë, Vllaznia arriti të fitonte në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-2, pas një goli të realizuar në minutën e fundit nga Dunga.

Në fazën e dytë, skuadrat u njoftuan me një barazim 1-1 në “Selman Stërmasi”, ndërsa në të tretën pritet të shihet të shtunën në orën 13:00.

Deri më tani shkodranët kanë treguar vlerat e tyre duke grumbulluar plot 4 pikë në 2 ndeshje, ndërsa kryeqytetasit vetëm 1. Pritet me interes të shihet kjo sfidë që do të vendosë shumë për fatet e të dy skuadrave./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments