Tirana do të luajë ndeshjen e dytë me Teutën, për të kërkuar tri pikët e radhës në kampionat. Trajneri Orges Shehi pritet të ketë një lojtar më shumë në këtë përballje. Bruno Lulaj pritet të jetë në fushë me Teutën në javën e dytë me durrsakët.

Lojtari ka plotësuar numrin 3 të ndeshjeve që nuk ka luajtur dhe tani bardheblutë mund të paguajnë për pjesën e mbetur të dënimit dhe Lulaj mund të jetë në fushë. Lojtarit do t’i paguhet gjoba dhe mund të jetë i gatshëm për sfidën e Durrësit. Në Europë, Lulaj ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.

FORMACIONI- Trajneri Orges Shehi duket se e ka ndarë mendjen se me cilët lojtarë do të luajë nga minuta e parë. Duke lënë mënjanë të dëmtuarit Patrik dhe Selmani, Tirana do të ketë një rreshtim pak a shumë të njëjtë si në sfidat e fundit miqësore.

Në portë do të jetë Ilion Lika, ndërsa në mbrojtje në krahun e djathtë ka një balotazh Doka, me këtë të fundit që mund të luajë titullar. Në qendër Lulaj dhe Hoxhallari, ndërsa në krahun e majtë luan Përgjoni. Në mesfushë aktivizimi është për Lushkjen, Jonuzin dhe Hilën. Sulmi tani është me Hasanin dhe nga krahët Abazaj dhe Latifi. Stolin e rrezikojnë Haxhiu, Kaina, Deliu, Mici dhe Najdovski.

STATISTIKAT – Nga ana tjetër, Tirana ka nisur prej ditësh përgatitjet për sfidën e radhës me durrsakët. Në pesë ndeshjet e fundit, Teuta ka fituar tri herë, ka barazuar një takim dhe një ndeshje është fituar nga durrsakët. Tirana me humbjen në fazën e katërt ndaj Teutës praktikisht i dha mundësi Partizanit t’i afrohet në renditje dhe në fund të kuqtë të fitojnë titullin kampion.