Tirana mendon për infrastrukturën. Në “Skënder Halili”, veç ndërtimit të fushave të reja me bar artificial, po ndërtohen edhe dy dhoma të reja zhveshjeje si dhe po rikonstruktohet godina e vjetër e stadiumit.
Plani i klubit është që edhe fusha me bar natyral të mbillet dhe të jetë gati për stërvitjen e ekipit të parë që këto ditë me shi përgatitet te sintetiku.
Nga ana tjetër, plani i bardhebluve është që shumë shpejt edhe “Selman Stërmasi” të ndryshojë dhe të hiqet tapeti i vjetër për t’u zëvendësuar me një tapet të ri.
Fusha e “Selman Stërmasit” ka vite që nuk është rikonstruktuar dhe gjendja e saj tani që flasim nuk është e mirë.