Pritjes 11-vjeçare i vjen fundi! Milani shpallet kampion i Serisë A për herë të 19-të në histori! Me këtë triumf, kuqezinjtë kanë barazuar kushërinjtë e Interit, për sa i përket numrit të titujve të fituar.

Hera e fundit që Milani fitonte një titull kampion në Serinë A, ishte vitit 2011, teksa këtë sezon, kuqezinjtë arritën të bënin mrekullinë, duke i surprizuar të gjithë më paraqitjen e tyre.

Për sa i përket titujve të fituar, vendi i parë mbahet nga Juventusi me plot 36 të tillë, ndërkohë që Xhenoa dhe Torino plotësojnë top 5-shen.

Më pas vijnë Bolonja dhe Pro Verçeli me 7 për të vijuar më pas Roma 3, Fiorentina, Lacio dhe Napoli me nga 2 tituj dhe Kaljari, Kasale, Verona, Sampdoria, Specia dhe Novese me 1.