Vllaznia U16 per vajza ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te ruaje vendin e pare ne renditje edhe pas javes se pare te fazes se dyte te tij. Pasditen e sotme ajo ka fituar ne transferten e Burrelit ndaj skuadres vendase me rezultatin 5-0.

Protagonistja e pare e ketij suksesi ka qene futbollistja Mari Shkambi e cila ka zhbllokuar shifrat qe ne minuten e katert. Po kjo futbolliste do te shenonte edhe nje gol tjeter ne pjesen e dyte te ndeshjes.

Po dy gola ka shenuar edhe futbollistja tjeter Samoela Necaj, ndersa goli i peste mban per autore futbollisten Samanda Pemaj. Perfundimisht 5-0 per Vllaznia U16 e cila me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve.

Ajo kryeson me merite renditjen pas javes se 6-te, nderkohe qe Teuta, rivalja e saj kryesore ka nje pike me pak. Ne kuadrin e ndeshjeve te kesaj jave, nje fitore te thelle ka arritur edhe ekipi i Murlanit.

Ai ka fituar me rezultatin e thelle 8-0 ndaj ekipit te Akademise Europiane te Futbollit. Tre prej golave jane shenuar nga futbollistja Klevisa Ndoci, dy te tjere i ka shenuar Alesia Gjoka nderkohe qe kane shenuar nga nje gol edhe Franceska Toma, Armoza Ndoci dhe Sraa Prendi.

Ekipi i Murlanit me fitoren e sotme eshte ngjitur ne kuoten e 10 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje, vend qe do te tentoje ta mbaje deri ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/