Remi Dujardin është larguar nga skuadra e Egnatias. Përmes një njoftimi për shtyp klubi rrogozhinas bën me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin.

Edhe pse u afruar si lojtar që do të bënte diferencën në kampionatin shqiptar, fusha tregoi krejt të kundërtën duke mos u aktivizuar në asnjë ndeshje. Kësisoj, Zekerija Ramadani ka zgjedhur ta largojë për të pasuruar organikën me futbollistë që ai i njeh mirë. Në njoftimin për mediet thuhej:

“Njoftim

Faleminderit Remi Djuardin.

KF Egnatia njofton se ka shkëputur marrëveshjen me mesfushorin Remi Djuardin.

Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Egnatias”.

Mesfushori nga Hong-Kongu nuk arriti të aktivizohej asnjë minutë me fanelën e skuadrës së Egnatias.