Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETjetër përforcim për Kukësin, merr edhe mbrojtësin e kombëtares U20

Tjetër përforcim për Kukësin, merr edhe mbrojtësin e kombëtares U20

Kukësi vazhdon me zyrtarizimet e futbollistëve që ka afruar gjatë merkatos së janarit, teksa ka plotësuar dokumentacionet e emrave që ka piketuar në ditët e fundit të saj. Verilindorët kanë prezantuar sot një tjetër afrim që pritet të shtojë alternativat për trajnerin Rraman Hallaçi.

Klubi bëri të ditur se ka nënshkruar me mbrojtësin 20-vjeçr Albnor Kaba, i cili pritet të jetë pjesë e verilindorëve deri në verën e vitit 2024. Kaba vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, ndërsa rezulton se ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë U20.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Albnor Kaba është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 1 sezon e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

20-vjeçari, i lindur në Ohër vjen te Kukësi nga kampionati maqedonas ku së fundmi ishte pjesë e Voska Sport. Kaba ka qenë më parë pjesë e ekipeve si Shkëndija e Tetovës e Veleshta, teksa ka zhvilluar edhe dy ndeshje me Shqipërinë U20.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments