Mbreme ne mesnate eshte mbyllur merkatoja e janarit dhe te gjithe ekipet jane munduar te bejne levizjet e fundit, si ne hyrje ashtu edhe ne dalje. Por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu te Vllaznia.

Kuqeblute siç eshte bere e ditur, e kishin mbyllur prej ditesh merkaton ne hyrje, pikerisht qe pas marrjes se sulmuesit te njohur Bekim Balej me te cilin kane perforcuar edhe repartin ofensiv.

Ka patur interes nese do te kishte largime nga skuadra, ngaqe jane perfolur emrat e sulmuesve Aralica e Vulaj, por nuk ka ndodhur asgje. “Shkodra Sport” meson se te dy keta futbolliste do te vazhdojne te jene pjese e ekipit te pakten deri ne fundin e ketij sezoni.

Ne pamje te pare, keto levizje te pakta te Vllaznia mund te konsiderohen shume pozitive sepse skuadra e ka krijuar tashme fiziononime e saj dhe shpresat jane qe vetem te rikuperohen sa me shpejt lojtaret e demtuar dhe gjithçka do te jete OK per stafin teknik.

Kuqeblute kane 25 lojtare te federuar dhe me to do te tentojne suksesin si ne Kupen e Shqiperise ku do te kerkojne trofeun e trete rradhazi, por mbi te gjitha ne kampionat ku do te synojne deri ne fund titullin e shumepritur./SHKODRA-SPORT.COM/