Probleme pa fund tek Vllaznia ne pragndeshjen me Tiranen. Perpos mungesave te Gurishtes, Jonuzit e Da Silves, nje tjeter lojtar duket se eshte ne dyshim per kete sfide.

E kemi fjalen per sulmuesin maqedonas Fahrudin Djurdjevic. Gjate stervitjes se sotme qe eshte zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ne gjysmen e saj, ai eshte pare te lere fushen.

Nga sa u pa, numri 9 i kuqebluve ka ndjere disa shqetesime muskulare dhe si rrjedhoje kjo ka krijuar njefare paniku tek stafi teknik i cili sheh t’i reduktohet edhe me shume kontigjenti i lojtareve qe ka ne dispozicion.

Megjithate, do te jete dita e neserme e cila do te tregoje me qarte gjendjen e tij dhe nese do te jete i gatshem per sfiden e se shtunes apo jo. Shpresat jane qe shqetesimi i tij te mos jete serioz dhe te jete ne dispozicion te trajnerit Brdariç./SHKODRA-SPORT.COM/