HomeKRYESORETjetër sukses i karateistes lezhjane Mikela Skandaj në Itali. Koleksionon medaljen e...

Tjetër sukses i karateistes lezhjane Mikela Skandaj në Itali. Koleksionon medaljen e 35-të në karrierën e saj

Sportistja me origjine nga Baqli i Lezhes Mikela Skandaj ka arritur nje tjeter sukses sot ne garat kombetare te zhvilluara ne Itali. Pikerisht ne aktivitetin “Open di Karate” zhvilluar ne Verona, nenkampionia e Europes beri nje paraqitje shume te mire, ndonese ne gjendje jo te mire shendetesore.

Mikela ka arritur te zere dy vende te para, ne kata dhe kumite e po ashtu ka zene vend te pare edhe me skuadren e saj ne nje aktivitet ku kane marre pjese 260 sportiste nga e gjithe Italia.

13 vjeçarja shqiptare ne fakt ka qene per te marre pjese apo jo ne keto gara sepse po kalonte gjendje gripale, por deshira e saj ka qene per te konkurruar me çdo kusht dhe kjo sakrifice e saj eshte shperblyer me nje tjeter sukses.

Ajo konkurron ne peshen -55 kg ku dominon ndaj te gjithe kundershtareve dhe si rrjedhoje kane ardhur edhe dy vendet e para ne garat e sotme. Bashke me suksesin e sotem, ne 4 vite qe ajo ushtron sportin e karatese numeron plot 35 medalje dhe ky eshte treguesi me i mire i sukseseve te shumta qe ajo ka arritur deri tani.

Megjithate Mikela, e mbeshtetur nga e gjitha familja e saj dhe veçanerisht i ati- Angjelin Skandaj, premton se ne te ardhmen do te arrije suksese edhe me te larta dhe per kete arsye punon fort çdo dite ne stervitje.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments