Kupa e Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19 ka një format të ri këtë sezon futbollistik. Në garë për të fituar këtë trofe të rëndësishëm do të jenë 8 ekipe për secilën grupmoshë, bazuar në klasifikimin e skuadrave pas mbylljes së fazës së parë.

Në bazë të rregullores së re të këtij kompeticioni, të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe në një fushë asnjëanëse (Pezë), teksa janë përcaktuar tashmë edhe çiftet e kësaj faze për të dyja grupmoshat. Rregullat janë të njëjta në këtë edicion të ri, si për 19 vjeçarët, ashtu edhe për 17 vjeçarët, teksa ndeshjet e fazës çerekfinale do të zhvillohen më 22 dhe 23 janar.

Sipas skemës, në turin çerekfinal për grupmoshën U-19 do të përballen këto skuadra:

Partizani-Laçi 22 janar, ora 12:00 Pezë

Skënderbeu – Akademia Futbollit 22 janar, ora 12:00 Pezë

Apolonia-Teuta 23 janar, ora 12:00 Pezë

Tirana-Vllaznia 23 janar, ora 12:00 Pezë

E njëjta skemë është e vlefshme edhe për grupmoshën U-17, teksa tashmë janë përcaktuar edhe ekipet që do të kalojnë në çerekfinale, pas mbylljes së fazës së parë. Ndeshjet do të zhvillohen të dielën (22 janar) dhe të hënën (23 janar) në ora 10:00 në Pezë.

Vllaznia – Internacional 23 janar, ora 10:00 Pezë

Apolonia – Teuta 23 janar, ora 10:00 Pezë

Tirana-Partizani 22 janar, ora 10:00 Pezë

Dinamo-Skënderbeu 22 janar, ora 10:00 Pezë