Notarët shkodranë të ekipeve të moshave të Vllaznisë vijojnë të rregjistrojnë rezultate mjaft pozitive. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në garat e rradhës, pikërisht në kampionatin dimëror të fëmijëve që Federata e Notit zhvilloi këto ditë në Tiranë.

Ekipi i Vllaznisë konkurroi në këtë aktivitet me gjashtë sportistë dhe bëhet fjalë për Viki Tafrrukun, Andia Pemaj, Skerdi Kronin, Ersi Shimaj, Matia Jubani dhe Alkeo Isufi. Prej tyre, rezultatin më të mirë e arriti notarja e talentuar, Viki Tafrruku, e cila fitoi katër vende të para. Këto medalje, ajo i siguroi në të gjitha disiplinat që mori pjesë, përkatësisht në garat 100, 200, 400-metër stil i lirë dhe 100-metër katërnotim.

Më pas, vjen notarja tjetër Andia Pemaj, e cila siguroi dy medalje, pikërisht një vend të dytë dhe të tretë, përkatësisht në 400-metër stil i lirë, 100-metër bretkosë, 100-metër stil i lirë dhe 200-metër po stil i lirë.

Një medalje arriti të marrë edhe Skerdi Kroni, të cilën e fitoi në garën 50-metër stil i lirë dhe poashtu, edhe dy vende të dyta në 100 dhe 200-metër stil i lirë. Ndërkohë, edhe Matia Jubani fitoi vendin e tretë, duke konkurruar në garën 50-metër stil shpinë. Padyshim që, të gjitha këto rezultate shumë të mira vijnë falë punës profesionale të trajnerit të njohur, njëherësh edhe ish-kampionit të Vllaznisë, Kolë Shiroka.
Maringlen ZHIVANI