lubi i Partizanit ka bërë zyrtar “divorcin” me trajnerin Zoran Zekiç, Në fakt, të kuqtë kanë pranuar kalimin e tij te Osijek nëpërmjet pagesës së 100 mijë eurove, duke përfituar financiarisht nga dëshira e kroatit për t’u kthyer në vendlindje.

Ndërkohë, të kuqtë kanë bërë të ditur se për momentin, që do të thotë të paktën deri për derbin ndaj Tiranës, drejtimi i skuadrës i besohej drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj dhe asistentëve të stafit të Zekiç, të cilët vazhdonin të mbeteshin pjesë e kryeqytetasve.

NJOFTIMI I KLUBIT

Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falënderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.

Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.