E ardhmja e Vllaznisë parashikohet të jetë më e mirë se gjendja aktuale. Bashkia e Shkodrës ka nisur një proces privatizimi.

Emrat e dy biznesmenëve që kanë dalë në skenë janë ata të ish-presidentit Valter Fushaj dhe deputetit Tom Doshi, një nga njerëzit e fuqishëm në Shkodër, që do të bashkëpunojë me ish-drejtuesin e kuqebluve.

Pak kohë më parë Doshi ka dhënë një premio për skuadrën shkodrane, por ka mohuar faktin se do të jetë në krye të shkodranëve.

Por, gjërat ndryshojnë shpejt dhe Doshi ka marrë vendim që të vendosë premio për çdo fitore deri në fund të kampionatit për skuadrën e Vllaznisë.

Te pakten keshtu raporton gazeta “Sport Ekspres” diten e sotme, megjithate kjo mbetet per t’u pare.

Një gjë e tillë është një sinjal i qartë se ai mund të jetë pjesë e drejtimit të klubit në të ardhmen me një kuotë aksionesh. Gjithsesi një gjë e tillë do të mbetet për t’u parë në se do të konkretizohet. /EDS/