Tekniku Bushati e ka shprehur edhe zyrtarisht se ndaj Besës do të hedhë në fushën e lojës një skuadër tërësisht të rinovuar. Mosha mesatere nuk do të kalojë të 20-tat, ndërsa sipas Bushatit kjo do të bëhet me qëllimin e vetëm që t’I jepet mundësia çdo lojtari që të tregojë vlerat të cilat mbartin. Ndoshta kjo do të jetë mundësia më e mirë për ta për të dhënë provat nëse do të jenë të gatshëm, për të qenë pjesë e Vllaznisë së ardhshme. “Ne po I japin seriozitetin e duhur takimit me Besën. Pavarësisht se mund të them me gojën plot se Vllaznia në këtë takim do të jetë me një ekip të rinovuar.

Lojtari më I madh do të jetë 21 vjeç. Një pjesë janë kontigjent I ekipit dhe një pjesë do të jenë edhe nga ekipi I të rinjve,të cilët do të jenë në lojë dhe në stol dhe do të shikohen. Kjo gjë bëhet me arsyen e vetme se ne tani nuk kemi më objektiva tona në kampionat dhe kërkojmë që t’I japin gjithë mundësinë lojtarëve të rinjë që keni në skuadër. Në një farë mënyre këtu do të bëjmë edhe një farë seleksionimi  për ato lojtarë, të cilët do të jenë pjesë e përbërjes për sezonin e ri”, -thotë Bushati.
Rëndësia
Nëse për Vllazninë një takim I tillë nuk ka asnjë farë vlerë përsa I përket sezonit, një gjë e tilë nuk mund të thuhet për ekipin kavaas. Pikët e plota në “Loro Borixçi”, do ta linin këtë skuadër në një etësi në javët e mbetura përsa I përket mbijetesës. Mirpo kjo nuk duket se shqetëson aspak teknikun Bushati, I cili I pyetur nëse përbërja e formacionit ka të bëjë pikërisht me ndonjë tolerim të mundshëm ai shprehet: “neve na intereson që djemt që do të jenë në fushën e lojës të tregojnë vlerat më të mira të tyre. Nuk na intersojnë objektivat e kundërshtarit , apo ato pritshmëri që kanë ekipet e tjera. Ne do të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë në këtë takom dhe organizimin e punës për të ardhmen. Ne nuk kemi kujt t’ia shpërblejmë për të toleruar. Asnjë skuadër nuk qe aleati ynë në këtë sezon”.
Afrimet
Shumë emra dhe shumë fjalë po qarkullojnë për ribërjen e Vllaznisë për të ardhmen. Nëse drejtuesit shprehen të bindur se disa prej titullarëve do të  rivishen kuqeblu, lojtarët jasht prononcimit për mediat shprehen se ende nuk e kanë zgjidhur të ardhmen. Sipas teknikut Bushati, mos rinovimi I kontratave për Smajlin dhe Vujadinoviç ka të bëjë me probleme teknike, për një dublim në FSHF të kontratës. “Me disa lojtarë deshëm që të kontretizonim që tani. Por nuk mundëm për të bërë një gjë të tuillë, për arsye mos firmosjes kontratë mbi kontratë, këtë mund të them për Vujadinoviç apo edhe Smajlin. Unë jam I bindur se me të përfunduar sezonin gjithçka do të mbyllet siç duhet. Kjo po ndodh edhe me lojtarët e tjerë që kemi kontaktuar”, -ka deklaruar tekniku I Vllaznisë, Artan Bushati.

Admir URUÇI