Tani që sezoni ka marrë fund për Vllazninë, drejtuesit e saj kanë filluar të mendojmë për sezonin e ardhshëm. Presidenti I klubit kuqeblu, Argon çela nuk ka ngurruar që të bëjë një deklarim të tij, kur thotë se projektimi I Vllaznisë ka kohë që ka nisur. Ai pretendon që Vllaznia e sezonit të ardhshëm të  ketë në bazë të saj sa më shumë emra shkodranësh, të cilët luajnë si brenda dhe jsaht superligës. Ai ka deklaruar edhe faktin se tre nga lojtarët e shumë përfolur si Vujadinoviç, Smajli e Dragoi do të jenë përsëri pjesë e këtij klubi. Teksa ka shprehur keqardhjen  e tij përsa I përket mos arritjen së objektivit të vënë për këtë sezon.
Tani që gjithçka ka marrë fund përsa I përket objektivave të këtij sezoni, mund të thohet se Vllaznia, ka nisur punën për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri?
Ne kemi nisur të mendojmë për sezonin e ardhshëm dhe këtë e kemi filluar që para një muaji e gjysëm . Ne po vazhdojmë përpjekjet tona për ta ribërë Vllazninë e së ardhshme. Ne kemi kohë që kemi filluar kontaktet me disa lojtarë  dhe mund të themi se me disa prej tyre jemi në rrugë të mbarë.
Ku janë pikesynimet tuaja?
Piksynimi ynë kryesor është të rikthehen shkodranë tek Vllaznia. Po bëjmë përpjekjet maksimale në këtë drejtim, Me lojtarë që luajnë si në supërligë edhe jasht saj. Lika por edhe Vucaj siç thoni ju janë pjesë e diskutimeve dhe ndër objektivat krysore të klubit tonë. Po ashtu kënaqësi është që të jenë edhe shkodranët që janë jasht superligës. Ne jemi në kontakte me prindërit dhe të afërmit e tyre, por kjo nuk është vetëm në dëshirën tonë.  
Flitet për firma paraprake të Vujadinoviç, Smajlit dhe Dragoit…..
Po është e vërtetë. Të tre këto lojtarë që kanë vlerra dhe do të vazhdojnë punën me ekipin e Vllaznisë. Mendojs e pas përfundimit të këtyre javëve ato  do të hedhin firmat e tyre në kontratë edhe për sezonin e ardhshëm.
Pra ju po punoni për një një Vllaznia të madhe ….
Unë shperesoj dhe besoj se do të bëjmë një Vllaznia  të madhe. Një Vllazni pretendente për të dy trofetë. Ky nuk është premtim, por do të jetë një realitet.
Ndonjë peng nga ky sezon?
Mendoj se ndoshta pretenuam në fillim më shumë seç ishin mundësitë. Ne këtë vit e morëm siç e morë, skuadrën.  Kjo ishte Vllaznia pretenduam që të realizonim objektivat dhe më vjen keq që nuk I arritëm, pasi kemi lënë pikë ndaj ekipeve që ishin dhe janë shumë më poshtë se në ne tabelën e klasifikimit. Gjithsesi mund të them se jam I kënaqur me atë që kjo skuadra ka treguar.
Admir URUÇI