Vllaznia do të kërkojë vetëm fitoren në ndeshjen e nesërme ndaj Kastriotit. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri i saj Agim Canaj paraditen e sotme për mediat. Ai e ka vlerësuar kundërshtarit dhe veçanërisht lojtarët që e përbëjnë atë duke paralajmëruar futbollistët e tij edhe për të bërë kujdes. Megjithatë ai ka besim se gjërat do të shkojnë mirë. “Gjatë këtyre ditëve që kemi patur në dispozicion jemi munduar të rregullojmë në ato vende ku edhe kemi gabuar në takimet e fundit. Mendoj se ndërprerja na erdhi në momentin e duhur dhe ne kemi punuar shumë për të marrë më të mirën në këtë përballje me Kastriotin. Kemi lënë pas të shkuarën dhe jemi përqendruar vetëm tek ndeshja e radhës.
Ne jemi përgatitur këto ditë dhe natyrisht që do të kërkojmë pikët maksimale. Në do të futemi në fushën e lojës për të marrë fitoren, që do të na ndihmonte për të ardhmen. Diferencat e skuadrave janë të vogla në pikë dhe një rezultat negativ mund të përkeqësojë situatën në ekpin tonë. Prandaj ne jemi të bindur për të hyrë në këtë takim, vetëm për tre pikë. Unë do të vlerësoja me notat maksimalen ekipin kundërshtar. Diferencat me ekipeve po tregohen nga takimi në takim që janë tepër të vogla. Prandaj nuk ka shumë vend për të thënë se njëra skuadrës është më lartë se skuadra tjetër. Skuadra krutane ka në përbrje të vet lojtarë tepër të mirë. Ka një mesfushë që është tepër e mirë dhe kjo do të vështirësojë së tepërmi lojën e skuadrës sonë. Megjithatë ne kemi punuar për të bërë të mundur që të në çdo aspekt ekipi ynë të jetë më dominues. Unë kam besim tek ekipi do të dijë të marrë më të mirën e mundshme në këtë përballje kundrejt këtij kundërshtari tëpër të fortë. Më vjen keq që nuk do të kemi sot mbështetjen e tifozërisë së zjarrtë shkodrane. Ato përherë ka ditur të mbështesin fuqishëm ekipin tonë dhe ka qenë edhe inspirues në arritjen e rezultateve. Ne do të kërkojmë që të fitojmë edhe për tifozët tonë, në mënyrë që në një farë mënyre t’ia lehtësojmë atë mungesë që ato kanë sepse s’do ta shikojnë këtë takim”- ka thene Canaj.
© shkodrasport.com