HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETrajneri e pat lënë çdo gjë të hapur, a do ketë ndryshime...

Trajneri e pat lënë çdo gjë të hapur, a do ketë ndryshime në stafin e Josës?

Para pak javësh, Vllaznia bëri prezantimin e trajnerit Mirel Josa. Gjatë kësaj periudhe, tekniku punoi me dy ndihmësit, Auron Miloti dhe Ideal Lekiqi, të cilët i gjeti në klub, Milotin si zv/trajner dhe Lekiqin si trajner të portierëve.

Gjatë prezantimit, Josa e la të hapur mundësinë e afrimit të ndihmësve të tij në stafin teknik. Megjithatë, tashmë mbetet ende një mister, nëse do vijojë sërish me dyshen Miloti-Lekiqi apo këta të dy do largohen dhe do të zëvëndësohen me një dyshe tjetër, që Josa mund të ketë punuar më parë.

Nëse po, cilët do të jenë bashkëpunëtorët e tij më të afërt? Kjo por jo vetëm, mbetet për t’u sqaruar në ditët në vijim.

Gjithashtu, mësohet se në dorë e ka Josa, teksa do t’i përzgjedhë vetë ndihmësit e tij, për të vazhduar me Milotin dhe Lekiqin apo do t’i zëvëndësojë ata të dy me një dyshe tjetër. Situatë që mbetet të qartësohet gjatë ditëve në vijim.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments