Para pak javësh, Vllaznia bëri prezantimin e trajnerit Mirel Josa. Gjatë kësaj periudhe, tekniku punoi me dy ndihmësit, Auron Miloti dhe Ideal Lekiqi, të cilët i gjeti në klub, Milotin si zv/trajner dhe Lekiqin si trajner të portierëve.

Gjatë prezantimit, Josa e la të hapur mundësinë e afrimit të ndihmësve të tij në stafin teknik. Megjithatë, tashmë mbetet ende një mister, nëse do vijojë sërish me dyshen Miloti-Lekiqi apo këta të dy do largohen dhe do të zëvëndësohen me një dyshe tjetër, që Josa mund të ketë punuar më parë.

Nëse po, cilët do të jenë bashkëpunëtorët e tij më të afërt? Kjo por jo vetëm, mbetet për t’u sqaruar në ditët në vijim.

Gjithashtu, mësohet se në dorë e ka Josa, teksa do t’i përzgjedhë vetë ndihmësit e tij, për të vazhduar me Milotin dhe Lekiqin apo do t’i zëvëndësojë ata të dy me një dyshe tjetër. Situatë që mbetet të qartësohet gjatë ditëve në vijim.
Maringlen ZHIVANI