Pas 9 vitesh ne krye te kolegjiumit te arbitrave te Shkodres, Dritan Salaj eshte votuar edhe per nje mandat tjeter ne krye te tij. Ai ka marre votebesimin e te gjithe anetareve te ketij kolegjiumit dhe kjo duket se do ta vere ate para pergjegjesise per te bere me te miren per ta.

“Kjo eshte nje pergjegjesi qe me besohet dhe kjo padyshim qe ma shton edhe me shume angazhimin per te bere me te miren per ta. I siguroj se do te jem zeri i tyre per ne instancat me te larta.

Nje nga synimet e mia dhe te kryesise se re besoj se do te jete mbushja e kolegjiumit me djem e vajza te reja. Ne Shkoder ka shume te rinj te cilet e ushtrojne futbollin dhe kuptohet qe dhe jo te gjithe do te behen futbolliste dhe me punen tone do te mundohemi t’i bejme pjese te kolegjiumit tone.

Po ashtu, nje nga pikesynimet e mia do te jete qe brenda ketyre 4 viteve te ardhshme te sjellin serish nje steme te FIFA-s ne Shkoder. Mendoj se mund ta bejme te mundur kete gje. Me afer ndoshta jemi me femrat, por nuk perjashtohet mundesia edhe me Myrtjen qe ne te ardhmen te jete nje kandidature e forte per kete steme”- eshte shprehur Salaj.

Ne kater vitet e ardhshme ai do ta drejtoje serish Kolegjiumin e Shkodres, por kete here duke patur perkrah ne rolin e anetareve te kryesise arbitrat Bekris Dragusha dhe Ditmir Grimci, nderkohe qe sekretar do te jete Sonil Zeka.
Gjergj KOLA