Drejtuesit e Burrelit, me në krye administratorin Arjan Lleshaj, po mundohen që të formojnë një ekip dinjitoz për sezonin e ri. Trajneri Renato Hoti së fundmi ka në dispozicion edhe katër futbollistë të huaj, të cilët shpresohet t’u japin një ndihmë matjanëve në sezonin e fundit.

“Bingoja” e Burrelit në merkato mendohet të jenë dy brazilianë, një kolumbian dhe një nigerian. Pikërisht bëhet fjalë për brazilianët Vagner Duarte Filho, mbrojtës 22 vjeç, si dhe sulmuesin 26-vjeçar Kristian Allef.

Përforcimi i tretë vjen nga Kolumbia, mesfushori 20-vjeçar Huan David Balanta Sinisterra, si dhe mesfushori 24-vjeçar nga Nigeria, Jole Aiyetoyo Osikel.

Matjanët kanë pësuar firo të shumta pas përfundimit të sezonit të fundit, por me punën që po bëhet shpresohet që grupi të jetë i plotë dhe i konsoliduar për sezonin e ri në Kategorinë e Parë.