Taulant Xhaka nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin zviceran dhe ka bërë disa paraqitje jo shumë të mira, por mesfushori i kombëtares shqiptare mund të justifikohet me faktin se e tërë skuadra e Bazelit nuk është në formën e duhur.
Të ngjashme.

Këtë gjë e ka kuptuar dhe trajneri i Bazelit, Marcel Koller, i cili e ka mbrojtur mesfushorin kuqezi. Për mediat zvicerane, tekniku Koller u shpreh:

“Më vjen keq për disa lojtarë, por në veçanti për Xhakën. Na është dashur ta aktivizojmë në qendër të mbrojtjes, si mesfushor para mbrojtjes dhe si numër 8, një gjë që është shumë negative për futbollistët në prgjithësi.

Nëse një lojtar nuk ka një rol të vendosur dhe do e dijë ku do të luajë, nuk mund të prisni paraqitje pozitive. Jo vetëm Xhaka, e njëjta gjë po ndodh edhe me Fabian Frej”.

Sa i takon sezonit zhgënjyes deri më tani, Koller tha se e kanë penalizuar dëmtimet. Bazeli ndodhet plot 19 pikë larg kryesuesve të Jang Bojs, që duket se do e mbrojnë sërish titullin kampion në Zvicër./vipsport/