Girona e ka nisur 2024-ën me të njëjtin ritëm të 2023-shit: duke fituar. Në ndeshjen e parë të vitit, katalanasit kanë mundur në frymën e fundit 4-3 Atletico Madrid-in e Simeone-s, të cilit nuk i ka mjaftuar një ndeshje e shkëlqyer e Morata-s (tre gola për sulmuesin) për të mposhtur Girona-n e Miguel Angel Sanchez Munoz, i njohur si Michel.

Një ecuri me të vërtetë për rekord ajo e katalanasve në këtë kampionat, me ëndrrën europiane gjithmonë gjallë.Megjithatë, duke se si po shkon ky sezon, Girona mund të ëndërrojë edhe diçka më shumë se një kualifikim në Champions League, duke parë se aktualisht mban vendin e parë në renditjen e La Liga-s bashkë me Real Madrid.

Megjithatë, Michel vazhdon ta mbajë lart vëmendjen e grupit: “Është një ditë historike për ne, për qytetin dhe krahinën. Jemi shumë të kënaqur. Ëndrra jonë është të shkojmë në Europë.

“Nuk mund të përballemi hapur me Real Madrid, kështu që i marrim ndeshjet me radhë me objektivin për t’u kualifikuar në një kompeticion europian”, ka thënë Michel./telesport/