Muajin e kaluar, Edi Reja u prezantua në krye të Kombëtares së Shqipërisë, teksa shihej si alternativa më vlefshme pas Panuçit, për shkak të eksperiencës së konsiderueshme të 73-vjeçarit në Serinë A.

Në një intervistë për “CDS”, tekniku flet për Napolin duke qenë se është i lidhur me atë klub, por shprehet se fakti se është sërish në detyrën e trajnerit i bën mirë për shëndetin dhe se propozimi për nga Shqipëria ishte një mirënjohje për karrierën.

“Të jem sërish në detyrë dhe të trajnoj, më bën të ndihem i ri dhe i bën mirë shëndetin. Më jep kënaqësi. Propozimi i papritur nga Shqipëria ishte dhe një vlerësim për ato pak gjëra që kam bërë. Dhe shpresoj t’ia dal të ndryshoj rezultatet”. Ndërkohë, Reja dha vlerësimin e tij dhe për mbrojtësin e kuqezinjve, që aktivizohet me Napolin, Elseid Hysaj.

Tekniku italian e cilësoi shkodranin si një djalë serioz dhe të faktikisht inteligjent. “Është i zoti, madje shumë i zoti. Një djalë serioz, faktikisht inteligjent dhe i aftë të ekuilibrat e duhur në mbrojtje, të cilat janë deçizive”, përfundoi Reja./vipsport/