Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, prej dy ditësh ndodhet në Doha të Qatarit, nga ku po merr pjesë në një samit botëror të titulluar “Performanca e Futbollit dhe shkenca” dhe organizohet nga “Aspire Academy”, raportohet në faqen zyrtare të klubit të Vllaznisë.

Pjesë e këtij samiti janë edhe emra gjigant të futbollit si Hernan Crespo, Mauricio Pochettino (trajneri i Tottenham), por ashtu edhe Samuel Eto’o.

Postimi i klubit të Vllaznisë:

“Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz prej dy ditësh ndodhet në Doha të Katarit, aty ku po merr pjesë në një samit botëror të organizuar nga “Aspire Academy” të titulluar “Performanca e futbollit dhe shkenca”. Ai është ftuar në këtë samit nga drejtuesit e kësaj Akademie, për të qenë i pranishëm bashkë me shumë personalitete të tjera të futbollit botëror dhe përfaqësues të shumë klubeve dhe federatave nga vende të ndryshme.

Jonuz ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit tonë këtë javë dhe ka udhëtuar drejt Katarit për të marrë pjesë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm ku në rolin e lektorëve kanë qenë emra të tillë si Mauricio Pochettino, Felix Sanchez, Hernan Crespo, Heimir Hallgrimsson, Slavisa Jokanoviç etj. Trajneri i ekipit kuqeblu po ashtu, ka zhvilluar edhe shumë takime duke biseduar për mundësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit me Vllazninë. Samiti përfundon sot dhe trajneri Mirsad Jonuz do të kthehet menjeherë në Shkodër për të vijuar punën me ekipin dhe përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Partizanin”.

Ne foto Mirsad Jonuz me Bora Milutinoviç

Ne foto Mirsad Jonuz me Samuel Eto dhe Cahill