Interi humbi përballë Lazios në sfidën e 3-të të Serie A, por kjo humbje dhemb edhe më shumë, pasi sulmuesi belg, Romeru Lukaku është dëmtuar.

E sigurtë është që “Big Rom” që do të humbasë ndeshjen e së martës mbrëma në San Siro, ndaj Cremoneses, ndërsa një rrezikshmëri të lartë ka edhe derbi me Milan.

Në orët në vijim, belgu do t’i nënshtrohet testeve mjekësore që do të zbardhin shkallën e dëmtimit dhe do të japin informacione më të sakta për kohët e rikuperimit të tij.