Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon punën e saj për rikonstruktimin e stadiumeve dhe fushave. Tashmë është rradha e fushës së klubit të Sopotit të Librazhdit, teksa në këtë qytet është inaguruar fusha e blertë me bar natyral.

Në njoftimin e saj në faqen zyrtatare, komunikohet se është një kontribut për të zhvilluar më tej edhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj, i cili luan në kategorinë e dytë.

“Një tjetër investim i Federatës Shqiptare te Futbollit në fushat e blerta! Sot është zhvilluar inaugurimi i fushës së futbollit të klubit Sopoti, një investim i FSHF, me një vlerë rreth 60 mijë euro. Ky investim pason mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit mundëson për klubet shqiptare për të siguruar infrastrukturen sportive adekuate.

Në këtë mënyrë, sigurohet një stadium i rinovuar tërësisht dhe një hapësirë e re e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit të Librazhdit.

Ky investim modern do të jetë në dispozicion të ekipit të Sopotit, ekipeve zinxhir si edhe kombëtareve rajonale për moshat e reja që FSHF organizon, një kontribut për të zhvilluar me tej dhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj”, shprehet FSHF në faqen e saj zyrtare. /Shqiperia.ch/