Nga Italia ka lajme të mirë për Elseid Hysajn. Kjo periudhë nuk ka qenë e qetë për shkodranin, por ka një kthesë të menjëhershme. Sipas “Rai Sport”, menaxheri Mario Xhufredi ka pasur një takim me drejtuesit e Napolit dhe është diskutuar në lidhje me rinovimin e kontratës.

Aktualisht Hysaj ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021, teksa përfiton 1.6 milionë euro në sezon. Me marrëveshjen e re pretendohet që Hysaj të përfitojë rreth 3 milionë euro, ndërsa kontrata do të zgjatet edhe me dy vite të tjera.

Një temë tjetër diskutimi ka qenë edhe klauzola në kontratën e Hysajt. Momentalisht klubet jashtë Italisë duhet të paguajnë shifrën e 50 milionë eurove nëse e duan mbrojtësin e djathtë të kombëtares tonë.

Sikurse raportohet në Itali, bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe javën e ardhshme pritet që të vijë edhe firma.
E gjithe kjo zhurme rreth rinovimit apo jo te shkodranit me Napolin padyshim qe ka ndikuar ne formen e tij sportive dhe sa me shpejt te zgjidhet kjo gje, aq me mire do te jete edhe per lojtarin./sport-ekspres/