E zyrtarizuar pak dite me pare, marreveshja e per sponsorizim, bashkepunim dhe partneritet ne fushen e sportit ne mes Bashkise Shkoder dhe kompanive qe perfaqeson biznesmeni Alban Xhaferi, eshte pritur mire ne pergjithesi nga i gjithe opinioni sportiv shkodran e me gjere.

Por ka patur edhe nga ata skeptiket qe kane treguar rezerva per kete marreveshje, duke nisur nga fakti qe ajo mbahej gjoja “e fshehte” nga Bashkia apo dhe detaje te tjera te cilat kishin te benin me te drejtat dhe detyrimet e paleve.

Por ne fakt nuk eshte keshtu. Kete marreveshje te firmosur nga kryebashkiakja e Shkodres, zj. Voltana Ademi, administratori i Vllaznise Suad Lici dhe biznesmeni Alban Xhaferi, ndodhet e publikuar ne faqen zyrtare te Bashkise Shkoder, e plote me 8 faqet e saj. te cilen mund ta gjeni edhe ju duke klikuar ne linkun e meposhtem:

per_publikim_ne_web_3212

Sipas kesaj marreveshje, biznesmeni Alban Xhaferi dhe kompanite qe ai perfaqeson, do te finandojme jo me pak se 150 milione leke te vjetra ne nje sezon futbollistik. Bashke me kete detaj jane te percaktuara qarte edhe detyrimet dhe te drejtat e paleve qe kane firmosur kete marreveshje.
www.shkodrasport.com