Ekipi i Vllaznise ka vijuar te stervitet me intensitet gjate ketyre diteve teksa ka shfrytezuar ne menyren e duhur nderprerjen e kampionatit. Nderkohe prej dites se sotme, kuqeblute kane filluar te mendojne per sfiden e fundjaves me Teuten.

Nje ndeshje e rendesishme por ekipi shkodran do te synoje me patjeter te mos dale pa pike nga kjo transferte. Trajneri Jonuz duket se i ka te qarta idete ne mendjen e tij per formacionin qe do te hedhe ne fushe por padyshim qe ka edhe dilemat e tij.

Mbetet per t’u pare gjendja e mbrojtesit maqedonas Gligorov nese e ka kaluar apo jo demtimin sepse prej tij eshte ne diskutim edhe aktivizimi serish ne krahun e majte te mbrojtjes.

Po ashtu, ka shume enigma edhe per mesfushen ku tashme jane shume lojtare ne dispozicion qe duan nje vend ne formacion pas rikuperimit te Ramadanit e Bardulles apo dhe rritjes se parametrave fizike te Hygor.

Edhe ne sulm ka dilema. Zogaj ka bere paraqitje te mira ne ndeshjet e para por ne miqesoren ndaj Veleçikut braziliani Wenderson tregoi nuhajtje para portes dhe kjo mund te beje qe gjerat te ndryshojne edhe ne kete repart.

Megjithate deri ne fund te javes shume gjera mund te ndryshojne. E rendesishme eshte qe tashme kontigjenti ne dispozicion te stafit teknik eshte me i madh dhe po ashtu edhe mundesite per te ndertuar 11-shen.
www.shkodrasport.com