Merkatoja eshte mbyllur diten e djeshme dhe Vllaznia ne kete vere afroi shtate futbolliste, duke nisur nga Lorik Boshnjaku, Kaina Nunesh, Dajan Shehi, Kristijan Vulaj, Marko Juriç, Herald Marku dhe Esat Mala. Ne pergjithesi, te gjitha afrimet kane qene te goditura deri dikund ne nje fare menyre, por gjithsesi çdo gje mbetet per t’u pare rruges gjate kampionatit.

Nese ka diçka qe Vllaznia gaboi ne kete merkato dhe u be nje menaxhim jo i mire eshte rasti i mesfushorit Ardit Krymi, i cili u transferua ne Bjellorusi te Shaktjor Soligorsk, teksa klubi shkodran nuk perfitoi asgje ne arkat e klubit.

Megjithate, me mbylljen e merkatos, çdokush mund te krijoje nje ide te qarte per Vllaznine e sezonit 2022-2023. Keshtu per kete edicion, ne porte do te jete serish Bojan Zogoviç.

Ne mbrojtje, pritet te vendosen kapiteni Gurishta, Juriç, Bulatoviç dhe Hakaj. Nderkohe, mesfusha pritet te formohet nga Jonuzi, Boshnjaku dhe Marku.

Sulmi pritet te perbehet nga Mala dhe Latifi ne krahe, ndersa ne maje pritet te jete Aralica. Ky do te jete formacioni qe trajneri Mirel Josa ka projektuar ne idete e tij per sezonin e ri, teksa synimet per kete edicion do te jene maksimale. /Maringlen ZHIVANI/

Vllaznia e sezonit 2022-2023: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Mala, Latifi, Aralica Tr: Mirel Josa