Barazimi 0-0 i arritur në miqësoren e sotme te luajtur ne Kamez ndaj Laçit dhe për më tepër loja e zhvilluar nga ekipi i tij e ka kënaqur trajnerin e Vllaznisë Hasan Lika. Në prononcimin e tij për mediat pas ndeshjes, ai është shprehur:

“Po, jam i kënaqur me mënyrën si u paraqit skuadra në këtë ndeshje dhe jo vetëm në pjesën e parë kur aktivizuam lojtarët titullarë, por edhe në të dytën kur luajtën lojtarët e tjerë. Natyrisht lojtaret nuk jane ende ne formen e tyre me te mire, megjithate dhane me te miren e tyre ne kete takim

Krijuam edhe disa raste shënimi që ndoshta duhej të ishin konkretizuar, por edhe Laçi pati rastet e veta, përpos faktit që kundërshtari kishte edhe disa mungesa.

Megjithatë e rëndësishme është që ekipi bëri një paraqitje të mirë dhe këto ndeshje, po na shërbejnë për të kolauduar edhe më shumë lojën tonë dhe besoj se deri në fund të janarit do të zhvillojmë edhe ndeshje të tjera miqësore.

Po ashtu, ne jemi në pritje të përforcimeve sepse kampionati ende s’ka përfunduar dhe duhet të përgatitemi për çdo të papritur. Rivalet tane dihet se jane Erzeni, Dinamo dhe Beselidhja,por gjithsesi ne do te bejme punen tone”.
© shkodrasport.com