Java e tetë e kampionatit të kategorisë së parë ka dhuruar sfidën Vllaznia- Vora e cila do të luhet pasditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Siç ndodh zakonisht, një ditë para ndeshjes trajneri i ekipit shkodran Hasan Lika është para gazetarëve për të folur për ndeshjen e rradhës.

Kështu ka vepruar edhe sot dhe në fjalët e tij është vërejtur optimizëm për kalimin me sukses të këtij takimi. “Padyshim që nuk ka asnjë shenjë nënvlerësimi ndaj kundërshtarit sepse unë e kam thënë gjithmonë se secili takim duhet vlerësuar maksimalisht sepse ndryshe nuk kalohet me sukses.

Edhe për takimin ndaj Vorës kemi sërish të njëjtin objektiv, fitoren. Ne edhe në ndeshjet jashtë Shkodre kemi gjithmonë këtë objektiv dhe jo më në fushën tonë që është detyrim kjo gjë”- është shprehur fillimisht numri 1 i pankinës kuqeblu.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me mungesat në formacion, Lika do të shprehej: “Kemi disa probleme me lojtarë të dëmtuar apo të pezulluar por kjo nuk është justifik. Secili që do të zbresë në fushën e lojës, e ka për detyrë të japë më të mirën e tij.

Besoj se nuk do lëvizim shumë nga formacioni dhe skema. Në vend të Krymit do jetë Bilali ndërsa kapiteni Lika besoj se ta nisë ndeshjen ndaj minuta e parë në pozicionin e tij”- thotë trajneri Lika.
© shkodrasport.com