Trajneri I Kukësit, Diego Longo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur të gjithë pakënaqësinë e tij për eliminimin e skuadrës nga Botërori në play-off ndaj Maqedonisë së Veriut. Tekniku italian, ka sulmuar ashpër sistemin e futbollit në Itali, duke e cilësuar fajtor për këtë rezultat të papritur të të kaltërve të enjten në darkë

POSTIMI I DIEGO LONGOS

2010: jashtë në grupe

2014: jashtë në grupe

2018: jo të kualifikuar

2020/21: Kampion Europe

2022: jo të kualifikuar

Për një skuadër çfarëdo, përjashtimi do të ishte Europiani i ftuar.

Problemi është se Italia e futbollit, deri disa vite më parë nuk ishte një vend çfarëdo.

Kupat e fituara nga klubet dhe kombëtarja gjithmonë na kanë dhënë statusin e një prej vendeve më të mira në botë.

Shpjegoja pak fëmijëve të mi që nuk kanë parë kurrë Italinë të luajë në Botëror apo një nga klubet tona të fitojë një Champions, apo edhe një të gjorë Europa League.

Ditën pas turpërimit të radhës është e thjeshtë që të gjuash me breshëri gjithçka dhe këdo.

Ata më të kthjellëtit mund të bëjnë me qetësi çfarëdo analize apo kritike pasi vështirë se do të kundërshtoheshin.

Duke u nisur nga mungesa e vlerave morale apo nga sektori i të rinjve, duke kaluar të paaftësia e drejtuesve të lartë të klubeve, strukturat e tmerrshme, deri te Koverçiano dhe pjesa më e madhe e presidentëve.

Po, e thjeshtë ta bësh sot.

Por edhe ta justifikosh është legjitime.

Sistemi i futbollit italian është i mbyllur, i shurdhër, i vjetruar, fajtor, i fshehtë.

Më pak fjalë ta shpif.