Forma e mirë e treguar në garat e Kupës së Shqipërisë dhe një formë e tillë edhe në kampionatin kombëtar të muajit shtator, do të thotë që përveç të mirënjohurit Erkand Qerimaj, pjesë e kombëtares shqiptare të peshëngritjes që do të marrë pjesë në kampionatin botëror, pritet të jenë edhe dy sportistë të tjerë të Vllaznisë, pikërisht Emanuel Lushi dhe Xhulio Prroni. Lajmi bëhet I ditur nga trajneri I tyre Muhamet Tuzi në një intervistë të dhënë paradreken e sotme për gazetën shkodrasport.com gjatë një seance të zakonshme stërvitore të këtyre sportive:

“Forma e paraqitur nga këta dy sportistë në garat e Kupës së Shqipërisë, ishte një tregues i shkëlqyer i rritjes së tyre të rezultateve. Besoj se ata do të paraqiten në të njëjtën mënyrë edhe në garat e kampionatit kombëtar në shtator dhe në rrethana të tilla ata do të fitojnë të drejtën për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare në mes 8 sportistëve që do ta përfaqësojnë atë në garat e kampionatit botëror në muajin shtator. Sportisti Emanuel Lushi ndonëse vetëm 17 vjeç po na befason të gjithëve me rezultatet e tij e po ashtu edhe Xhulio Prroni është kthyer në formën e tij më të mirë prandaj unë kam shumë besim tek ata të dy”- ka thene ai.Peshëngritja shkodrane në këtë mënyrë mendohet të luajë një rol të rëndësishëm edhe tek kombëtarja shqiptare teksa nga tetë sportistët pjesmarrës në Botëror, tre prej tyre pritet të jenë pjestar të ekipit të Vllaznisë.
Gjergj KOLA