I ftuar mbëmë në emisionin sportiv “Star Sport” ishte zv.trajneri i Vllaznisë u-17, Denis Zmijani. Ish-futbollisti i kuqebluve komentoi për takimin kundër Partizanit, por edhe ndeshjen e rradhës të shkodranëve si edhe skuadrën e u-17.
“Ishte një ndeshje ku Vllaznia për mendimin tim nuk u shfaq në nivelin e saj më të mirë. Skuadra ka një mentalitet të qartë sulmues, por mund të them se ende nuk e ka krijuar identitetin e saj siç e pati sezonin e kaluar.
Kjo për shkak se edhe lojtarët e ardhur gjatë verës po përshtaten me njëri-tjetrin. Pas minutës së 60-të ishte Partizani që po dominonte. Dhe e prisja që nga loja e hapur që po bënte rezultati të shkonte 1-1 ose 0-2 për Vllazninë.
Nuk e kuptoj pse ekipi u tërhoq aq shpejt në pjesën e dytë, kur mund të sulmonte më tepër dhe të kishte iniciativë për golin e dytë.“
Ndeshja e rradhës kundër Skënderbeut ? “E shoh si një takim të kalueshëm, ku besoj se Vllaznia do fitojë pastër”.
Vllaznia U-17: “Kemi bërë një start të mirë të sszonit dhe po zhvillojmë një futboll shumë të mirë. Duam gjithmonë që të jemi në vendet e para të renditjes”.
Endri ÇINARI