Armando Vajushi pritet të ketë një rol prej protagonisti te skuadra e Avelinos dhe për këtë duket i sigurt edhe trajneri Valter Novelino. Tekniku i cili në të kaluarën ka drejtuar klube me emër në Serinë A dhe synon që të bëjë të njëjtën gjë edhe me “ujqërit”, për t’i ngjitur në elitën e futbollit italian.

Një nga “armët” që ka kërkuar për pjesën e dytë të sezonit është edhe lojtari shkodran. “Klubit, pas merkatos së janarit, i vendos notën 10. Ka marrë lojtarë të cilët do të na japin një ndihmë të madhe, si De Risio dhe Morero.

Vajushi më pëlqen shumë dhe Kabezas do të na ndihmojë”, shpjegoi Novelino para mediave italiane. Vajushi pritet të nisë nga stoli ndeshjet e para, për t’u aktivizuar më pas rregullisht në rreshtimin e Novelinos i cili ka vlerësuar edhe më parë futbollistët shqiptarë.

Falë ndikimit të tij një vit më parë, Berat Gjimshiti u kthye në një nga emrat më të spikatur në Serinë B dhe kjo shërbeu që ai më pas të gjente me lehtësi një klub në Serinë A. /vipsport/