Bylis siguroi ngjitjen ne Kategorine Superiore fale edhe kontributit te pese futbollisteve shkodrane qe jane pjese e tij te cilet e ndihmuan ate te arrinte kete objektiv.

Por nga ana tjeter, ngjitjen ne Superlige e ka siguruar edhe nje ekip tjeter, pikerisht Erzeni i Shijakut. Interesant eshte fakti se edhe ne kete skuader kane dhene serish futbollistet shkodrane.

Pjese e shijakasve ne sezonin e fundit kane qene tre ish- futbolliste te Vllaznise. Behet fjale per sulmuesin Jasmin Rraboshta i cili e ka ndihmuar kete ekip me 16 golat e shenuar.

Po ashtu edhe mesfushori Ersil Ymeri qe njekohesisht ka qene autor i 9 golave, nderkohe qe nje kontribut te madh ka dhene edhe mbrojtesi Dritmir Beci. Te tre ata kane qene pjese e rendesishme e Erzenit dhe kane qene shtylla te forta te ekipit te drejtuar nga Nevil Dede.

Shkodranet ne kete menyre i gjen kudo. Dhe ato po tregojne vlera. Shembulli me i mire perpos lojtareve qe luajne ne Superlige me ekipet e tjera, jane edhe keto 8 lojtare qe i ngjiten Bylisin dhe Erzenin ne kategorine me te larte te futbollit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/