Vllazninë e pret një ndeshje e vështirë në mesjavë ndaj Dinamos, por nuk do të jetë e plotë. Përpos portierit Zogoviç, i pezulluar nga kartoni i kuq, mungon edhe kapiteni Gurishta për shkak dëmtimi.
Një tjetër emër shqetëson kuqeblutë. Bëhet fjalë për brazilianin Viktor da Silva.
Në fillim të pjesës së dytë ndaj korçarëve Da Silva u shkel me taka nga një kundërshtar dhe u zëvendësua. Pas përfundimit të sfidës, ai bashkë me një nga pjesëtarët e stafit mjekësor ka shkuar në spitalin e Korçës për ta qepur plagën.
Mjekët i kanë rekomanduar brazilianit që të mos i veshë këpucët e futbollit për disa ditë dhe po ecën me paterica. Lojtari dje është paraqitur në stërvitje, por pas bisedës me stafin dhe është larguar sepse nuk mund të stërvitet.
Pra, edhe Da Silva është mungesë e sigurt për Dinamon.