Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka humbur finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Tiranes, por synon te fitoje titullin kampion per kete sezon. I ketij mendimi eshte trajneri i saj Fabian Gjuka.

Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa teksa ne lidhje me kete çeshtje eshte shprehur: “Une per kete arsye jam ne Shkoder, t’i rikthej titullin kampion Vllaznise. Nuk do te jete e lehte, por ju siguroj se do te bejme me te miren te jemi fillimisht ne finalen e madhe dhe me pas te tentojme fitoren.

Kush mund te jete rivalja jone ne finale? Mbase Teuta, nje skuader qe ne fakt nuk e njoh mire sepse akoma nuk jemi ndeshur me te. Tiranen e kam pare dhe besoj se tashme e di si mund ta mundim.

Ne jemi ende ne permiresim nga ndeshja ne ndeshje. Idete e mia duan kohe te shkojne tek lojtaret, por e rendesishme eshte qe po rritemi. Kuptohet qe problemi kryesor per ne eshte loja ne mbrojtje. Nuk kemi shume lojtare vendas dhe baza e ekipit jane lojtaret amerikane te cilet jane mesuar te luajne vetem perpara, te luajne per statistikat e tyre dhe jo per ekipin”.

Vllaznia ne fakt eshte e bazuar tek lojtaret amerikane dhe i pyetur pse eshte bere kjo zgjedhje nga kjo skuader por edhe te tjerat e kampionatit shqiptar, trajneri nga Peja do te pergjigjej:

“Nese do ta kisha une ne dore, me mire do te blija tre basketbolliste nga ish- Jugosllavia ose ballkanas sesa 5 amerikane. Por duket se pagesat e ketyre te fundit jane me te uleta dhe prandaj preferohen ato”./SHKODRA-SPORT.COM/