Një gazetar i njohur sportiv nga Shtetet e Bashkuara ha humbur jeten teksa mbulonte Kupën e Botës në Katar.

GAZETARI

48-vjeçari Grant Wahl u rrëzua papritur teksa po shikonte ndeshjen Holandë-Argjentinë mbrëmjen e së premtes.

Dyshohet se ai humbi jetën si pasojë e distresit respirator akut (ARDS), por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Muajin e kaluar, Wahl u arrestua për pak kohë nga autoritetet e Katarit pasi u përpoq të hynte në një stadium i veshur me një këmishë në mbështetje të të drejtave LGBT.

Në një deklaratë, Federata e Futbollit të SHBA tha se ishte “zemërthyer” nga lajmi.

Në një postim në Twitter, gruaja e Wahl, Céline Gounder, tha se ishte në “shok të plotë”, duke shtuar se ishte “shumë mirënjohëse” për mbështetjen që kishte marrë nga miqtë.