Një lajm aspak pozitiv që është duke qarkulluar në mediat italiane ka tronditur Serinë A. Dy klube rrezikojnë përjashtimin nga elita e futbollit italian. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, dy klubet që mund të përjashtohen janë Kievo dhe Parma.

Kievo akuzohet për vlerësime fiktive në bilanc, ndërsa Parma për tentativë manipulimi të ndeshjes. Prokuroria e Federatës Italiane ka bërë gati kërkesën për dënime të rënda dhe Palermo dhe Krotone janë 2 klubet që përfitojnë në rast se Kievo dhe Parma përjashtohet.

Mësohet se proçesi do të mbahet nesër. Nese ndodh keshtu, do te ishte nje tjeter goditje per kampionatin italian i cili po mundohet te rikape veten me levizjet e fundit ne merkato te Juventusit apo ndonje ekipi tjeter.

Megjithate duket se problemet e Seria A do te vazhdojne dhe kjo normalisht ndikon ne cilesine e kampionatit çdo vit.