Më 12 gusht do të hapë ngrejë siparin sezoni 2018/19 i Kategorisë Superiore me ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë, Laçi – Skënderbeu. Fill pas këtij takimi, vetëm 7 ditë më vonë do të nisë të luhet java e parë e Kategorisë Superiore. Por, si çdo vit, ka ndonjë skuadër që ka probleme licencimi për pjesëmarrjen në garë.

Nëse UEFA ka ngelur më parë në klasë shumë skuadra për pjesëmarrjen në Europë, FSHF-ja këtë herë duket se do të marrë masa për ekipet që do të militojnë në çdo kategori. Duke nisur nga shembulli kryesor, elita e futbollit shqiptar, ndryshimet po vihen re.

Kështu, dy skuadrat që duket se do e pësojnë janë Kastrioti dhe Kukësi. Verilindorët një vit më parë e kaluan procesin e licencimit të stadiumit duke bërë pak ndryshime, por këtë sezon duket se është e paevitueshme që të luajnë në një impiant tjetër në vend.

Edhe pse Safet Gjici ka premtuar një stadium të ri, kjo çështje do kohë që të arrihet. Megjithatë, fusha e Kukësit lë shumë për të dëshiruar dhe do të ishte katastrofë që të luhej edhe një tjetër sezon Superioreje në “Zeqir Ymeri” duke parë fillimisht përmasat e fushës që janë jashtë standardit të kërkuar.

Kastrioti të vetmin problem që ka, është tribuna kryesore. Nuk plotëson asnjë kriter sa i përket ambienteve të brendshme dhe tribunës që kërkon FSHF-ja për licencim, por edhe se dhomat që ai impiant ofron, nuk janë të mjaftueshme për të kryer aktivitetin e nevojshëm një klub që do të marrë pjesë në Superiore. /EDS/