Tronditje e madhe për Tiranën. Kristal Abazaj, afrimi më i bujshëm i bardhebluve në këtë merkato janari do të mungojë për më shumë se 1 muaj. Bëhet me dije se 26-vjeçar ka çarë meniskun dhe do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës, deri në momentin e rikuperimit.

Abazaj ka udhëtuar drejt Kroacisë, vend në të cilin do marrë mjekim të specializuar. Një lajm i keq ky për Tiranën, që duhet të mendojë për zgjidhje emergjente. Pas largimit të Xhixhës dhe Ismailgecit, duket se ky dëmtim i Abazajt, ka tronditur ndjeshëm pozitat në kampin bardheblu.

Zera te ndryshem bejne te ditur se Abazaj ka patur nje demtim prej disa kohesh dhe ai kishte menduar se do kalonte, por ne fakt rezultoi e kunderta dhe si rrjedhoje ka ardhur serish perseritja e tij.

Kuptohet qe kjo gje do te perbeje nje problem shume te madh per stafin teknik te Tiranes qe e kishte konsideru nje perforcim shume te rendesishem, por tashme duhet te mendoje per nje kohe ndoshta te gjate pa te.