Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Nedim Bajrami është lojtari më i ri i Sassuolos. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare. Pas 107 ndeshje me Empolin që nga viti 2019 me të cilin ka realizuar edhe 17 gola, Bajrami është gati për një aventurë të re brenda Serie A.

Te Sassuolo fantazisti shqiptar do të rigjejë trajnerin Alessio Dionisi me të cilin shkëlqeu te Empoli në Serie B. Ishte pikërisht ky i fundit që luajti një rol të rëndësishëm në këtë transferim pasi e kërkoi me ngulm në merkaton e dimrit, por interes ka shfaqur edhe në merkaton e verës së kaluar.

Për Bajramin shfaqi interes ditët e fundit edhe skuadra e Bolognas, por në fund ky duel u fitua pikërisht nga Sassuolo. Këta të fundit e kanë afruar në formë huazimi Nedim Bajramin me detyrim blerje në fund të huazimit për shifrën e 6 milionë eurove.

E rendesishme eshte qe per lojtarin e kombetares shqiptare ka gjithmone interes dhe kjo padyshim qe do ta motivoje edhe me shume per te bere mire tek skuadra e tij e re.