Përpara ndeshjes Valbona-Iliria për Kategorinë e Dytë, në Tropojë u zhvillua një ceremoni me rastin vendosjes së emrit të stadiumit “Vëllezërit Gega”.

Në këtë mënyra, Tropoja ka nderuar Halit dhe Skënder Gegën, ish-lojtarë të famshëm të Dinamos dhe Partizanit me origjinë nga Tropoja.

Skënder Gega shkëlqeu edhe si trajner, teksa ka fituar edhe titullin si trajner i Partizanit në sezonin 2018-2019.

Halit Gega është ndjerë i emocionuar në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, teksa ka ardhur enkas nga jashtë për të qenë pjesë e këtij inaugurimi.