Një nga pjesëtarët e stafit të Vllaznisë ose më saktë videoanalisti i saj, Xhoen Tugu ka folur së fundmi për situatën tek kuqeblutë. Ai theksoi atmosferën pozitive tek ekipi, por gjithashtu edhe problematikën me fushën e stërvitjes që po hasin shkodranët.

Tugu tha:” Ekipi po gëzon një formë të mirë së fundmi. Edhe në ndeshjen kundër Teutës, skuadra zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe nuk duhet të jemi pishman për rezultatin. Çfarë ka kaluar, ka kaluar dhe ne duhet të shohim para nga e ardhmja për suksese të tjera.

Stërvitja ? Për shkak të kushteve atmosferike në Shkodër dhe punimeve që po bëhen në “Reshit Rusi” kanë bërë që stërvitja të mos jetë në kushte normale.

Ekipi po stërvitet në kalçeto momentalisht dhe gjej rastin të falenderoj gjithë futbollistët që nuk ankohen, por japin më të mirën e tyre në stërvitje.

Partizani apo Skënderbeu ? Unë them ndeshja e rradhës dhe dihet që objektivi i Vllaznisë në çdo takim është fitorja”.
Endri ÇINARI